Tekniku i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, është i ndërgjegjshëm se për të triumfuar përballë Rumanisë do të duhet një ndeshje perfekte.
Ai ka treguar se çfarë u ka thënë lojtarëve të tij para këtij Kampionati Evropian.
“Mendoj se në këtë turne djemtë kanë bërë gjëra shumë të mira, kemi paguar në mënyrë të rëndësishme budallallëqe të vogla që i paguajnë thuajse të gjitha skuadrat në ndeshje”.
“U kam thënë djemve se nëse duam te kemi një histori të hapur me këtë turne, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet dhe duhet të kemi shumë kujdes në fazën mbrojtëse pasi ata janë të aftë në goditjet standarde, kanë futbollistë fizikisht të aftë. Duhet të jemi të vëmendshëm”, tha De Biasi.
Gianni De Biasi po ashtu tha se Rumania është një skuadër e fortë, e cila luan si grup i bashkuar, por tha që dëshira e tij është që Shqipëria të fitojë pa pësuar gol. /Insajderi.com