23:15 - 02 Shkurt 2023

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi përsëri ka çuditur panelistët në studio. Kjo është hera e dytë që brenda një jave Sami Kurteshi lë gojë hapur bashkëbiseduesit me fjalor të çuditshëm.

Në një debat televiziv në KTV, Kurteshi u shfaq përsëri i pa artikuluar. Ai edhe sikur “frikësoi” panelistët në studio me gjeste të çuditshme.

“Spo bëhet Zajednica, siç po doni ju zonja gazetare, apo çfarë jeni ju. S’keni argumente dë, dë, dë” – iu drejtuar Kurteshi gazetarës Dafina Demaku.

Ai përsëriti 25 herë fjalën “Nuk bëhet Zajednica”.

Ndryshe, para disa ditëve ai shokoi moderatorin në Kanal 10, duke eskaluar me gjuhën e përdorur.

Derisa po fliste për raportin e Qeverisë Kurti me amerikanët, ai kishte përmendur edhe emërtimet e organeve gjenitale.

“Amerikanët e dinë se Kurti nuk luan ‘qo** me ta’” – ishte shprehur Kurteshi.