Luuk de Jong është rikthyer në Eredivisie. Sulmuesi holandez e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Barcelona, duke gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën katalanase.
31-vjeçari u rikthye te Sevilla pas mbarimit të huazimit, por karriera e tij nuk do vazhdojë në Andaluzi. PSV ka paguar 4 milionë euro në arkat e Sevillas për ta rikthyer në ekip.
De Jong luajti me skuadrën nga Eindhoveni për pesë sezone radhazi (2014-20190), duke fituar 3 tituj kampionë dhe 2 Kupa të Holandës, ndërkohë që me Sevillan ngriti në qiell Europa League (2020).
Sulmuesi shtatlartë, autor i 8 golave në 38 ndeshje me kombëtaren holandez, ka firmosur deri në vitin 2025 kontratën me PSV-në