×
  • Lajme
  • Insajderi

    Debat i ashpër mes Gjinit dhe Kusari-Lilës:“Po rren”, “Kujdes se do të takohemi pas emisionit”

    Insajderi
    17 September 2021 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një debat i ashpër e me gjuhë fyese është zhvilluar në Kanal 10 mes kandidatëve për qytetin e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila(LVV-Alternativa) dhe Ardian Gjinit(AAK).

    Gjini i drejtohet kandidates së LVV-Alternativa me “po rren”, pasi kjo e kritikoi për një projekt gjatë qeverisjes së tij në Gjakovë.

    Pas kësaj, ka reaguar Mimoza Kusari Lila e cila i thotë: ““Kujdes gjuhën, se do të takohemi mbas emisionit”.

    “Çka do me m’bo pas emisionit”, iu kundërpërgjigj me një buzëqeshje Gjini.

    “Jo, jo mu taku mas emisionit po ekziston një fytyrë, dy gishta nderë që duhet me u taku me njerëz e me fol normal”, tha pastaj Kusari-Lila.

    Nuk është hera e parë që kjo dyshe takohen në garën për Gjakovë. Edhe në të kaluarën kanë zhvilluar debate të ashpra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark