×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Debat i nxehtë në Përputhen, Arjan Konomi i kthehet Julit: Rrugaç

    Insajderi
    21 September 2021 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Argjend Rraci pati një debat të ashpër me 20-vjeçarin, Juli, ditën e djeshme. Shkak u bë një video virale në rrjet, në të cilën Juli shfaqej duke sharë pas shpine Argjendin, teksa ky i fundit fliste duke parë vajzat.

    Argjend Rraci: Mos u merr me mua. Kjo që ke bërë ti është ofezë dhe është shumë e papranueshme. Kur të flas unë, nuk dua që të flasësh për mua. Ki respekt. Mos bëj ofendime. Të jetë hera e parë dhe e fundit që ndodh kjo gjë. Nuk ka me pas një herë të dytë.

    Juli: Nuk kam respekt për ty. Ti je aktor. Na je shpifur. Ti je mall kinez, ndryshon fytyrën ditë për ditë. Je aktor cirku, Ke ardhur nga Kosova në Tiranë. Njerëzit nuk janë budallenj do ta shohin fytyrën tënde. Na e shpife.

    Argjend Rraci: Kam ardhur për ato atje (vajzat), jo për ty. Mos u merr me mua, merru me femrat. A ke ardhur për femrat? Asnjë gjest për femrat nuk kam parë nga ty për me fitu një femër.

    Juli: Nëse do më duan, do më duan kështu si jam. Unë nuk aktroj që të bie në sy. Edhe po s’më deshën, do dua veten.

    Argjend Rraci: Kush të do ty kështu si je? A ke hyrë për femra? Pse nuk bën diçka për to. Unë jam ky që jam. Mendimi yt nuk më intereson. Kujt po i plas a ta shpif ty apo jo. Ik nëse s’do me m’pa. Merru me femra nëse ke ardh për femra, nëse ke ardh për tjetër send…

    Ritvana dhe Mikela i dolën në krah qëndrimit të Argjendit dhe i thanë Julit se kjo sjellje është e papranueshme.

    Komenti i Arjan Konomit erdhi me tone të larta zëri për shkak të sjelljes arrogante të Julit. Ai tha:

    “Këto ofendime prej rrugaçi nuk i pranoj. Je më i riu këtu dhe po të kundërshton gjithë studioja. Edhe të kuptoj, se mbase je sulmuar dhe je ‘persekutuar’ në jetë dhe këtë mënyrë të foluri e ke kthyer si vetëmbrojtje”.

    Opinionisti i kërkoi 20-vjeçarit të kërkonte falje, por ai nuk pranoi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark