Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se debati mes Kuvendit, Qeverisë, Komisionit për demarkacion dhe ekspertëve, i planifikuar për datën 3 gusht, do të mbahet në sallën alternative në Kuvend.
Sipas Veselit debati për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i vonuar, por sipas tij është më mirë që ky debat të bëhet para se të merret ndonjë vendim.
“Siguroj qytetarët se sa i përket kufijve çdo vendim do të jetë në të mirë të tyre. Debati i cili do të mbahet në sallën alternative, fillon nga ora 10 dhe do të jetë i hapur për shoqërinë civile dhe për mediat” thotë Veseli.