×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëbime të reja befasuese të azilkërkuesve kosovarë në Gjermani

    Insajderi
    20 July 2017 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    91 azilkërkues nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia janë larguar nga Bavaria në Gjermani të enjten në një dëbim kolektive.

    Siç ka lajmëruar ministria e brendshme e Bavarisë, ata janë kthyer nga Mynihu me aeroplan për në vendlindjet e tyre, raporton gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung.

    Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë kishte refuzuar kërkesat e tyre për azil, sepse vendet e tyre të origjinës ishin vlerësuar si shtete të sigurta.

    Për më shumë se dy vite ka pasur dëbime kolektive javore nga Bavaria për në Ballkanin Perëndimor.

    “Këtë vit kanë ndodhur 32 dëbime kolektive me gjithsej 659 persona për në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ministri i brendshëm, Joachim Herrman.

    Përveç kësaj, 485 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë lëshuar vendin në baza vullnetare. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark