×
  • Lajme
  • Lajme

    Debutimi i verës kosovare në ekspozitën më të madhe të verërave në botë

    Insajderi
    09 April 2017 - 20:11

    Ekspozita më e madhe e venës në botë Vinintaly, e cila mbahet në Veronë të Italisë, këtë vit ka filluar ekspozitën nga 9 prill dhe do të vazhdojë deri më 12 prill.

    Vininternational e cila u mbajt për herë të parë në vitin 2014, sjellë ekspozues nga e gjithë bota në Vinitaly, dhe këtë vit do të sjellë verëra nga 30 shtete të ndryshme.

    Këtë vit për herë të parë në ekspozitë do marrë pjesë edhe Kosova, e cila ka një traditë shekullore të prodhimit të verës.

    Stone Castle është prodhuesi i verës i parë nga Kosova i cili do marrë pjesë në Vinitaly e cila kompani është njëra prej më të mëdhave në Evropë.

    “Me një kapacitet prej 50,000 hektolitra në fuqi prej druri, de njëra prej punishteve të verës më të mëdha në Evropë”, ka thënë kompania Stone Castle, përderisa po shikon të gjejë distributorë të rinj në Vinitaly, e kryesisht nga Evropa.

    Ekspozita e Stone Castle do të bëhet më 12 prill nga ora 13:30 deri 14:15, dhe shijimi do të transmetohet në anglisht dhe italisht.

    Vera e Kosovës ishte vlerësuar dhe më parë si njëra ndër verërat më të mira në Evropë, me ç’rast Vranac Premium kishte marrë një vlerësim prej 92 pikësh nga shtëpia e verës në Westchester Wine House. Ndërsa Stone Castle që nga shtatori i vitit të kaluar kishte filluar eksportin e verës edhe në SHBA.

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark