×
  • Sport
  • Sport

    Debutoi me Guardiolën te Barça, si dështoi në karrierë Messi izraelit

    Insajderi
    24 November 2021 - 16:47

    Gai Assulin debutoi me Barcelonën në duart e Pep Guardiolës. Nofka e tij ishte Messi i Izraelit, ndërsa llogaritej si një nga talentët më premtues te Barcelona.

    “Ai është lojtari më i talentuar që kam parë të kalojë nëpër La Masia”, kishte thënë Thiago Alcantara për talentin e Izraelit.

    Duke e parë se i mungonte minutazha te Barcelona, Manchester City e kishte transferuar atë në vitin 2020 me kërkesë të Roberto Mancinit.

    Këtu edhe filloi dështimi në karrierë për Assulin. Ai ndërroi shumë skuadra, por asnjëherë nuk tregoi klasin e lartë.

    Sot Assulin luan futsall me shokët e tij në Izraelt dhe ndihmon një mik të tij në një dyqan me rroba të fëmijëve.

    Ai ka thënë se krahasimi që i është bërë me Messin e ka dëmtuar në karrierë pasi që ka qenë barrë e rëndë për të.https://www.youtube.com/embed/DFIA3ksmF_I?feature=oembed

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark