Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitore kundër Izraelit.
Ilir Krasniqi ka startuar në mbrojtje te Kosova dhe ka pasur ndeshje të suksesshme.
“Jam ndier shumë i emocionuar në fillim. Ishte loja e parë prej fillimit. Më kanë ndihmuar bashkëlojtarët dhe kur jam futur në lojë jam çliruar. Kemi pasur raste edhe për gola të tjerë. Më pas fusha u rëndua dhe kjo bëri që të tërhiqemi pak.
Mbrojtja me tre sonte ka funksionuar dhe falënderoj trajnerin që më ka besuar dhe bashkëlojtarët po ashtu. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ne jemi gjithnjë gati kur na thërret Kosova”, ka thënë Krasniqi.