×
Insajderi / Insajderi

Degradimi i VV’së- Ramabaja zemër, Tomë Gashi like postimit ku Berishaj lavdërohet nga sekseri i famshëm

Insajderi
30 January 2023 - 18:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

I dyshuar për fajde, sekseri Rrahim Hashimi, i ka thurr lavdata Ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishajt , i cili dyshohet se ishte përfshirë në skandalin për shpëlarje parash në Slloveni.

Ndërsa analisti i njohur për qëndrimet e forta pro Albin Kurtit, Sadri Ramabaja dhe avokati i VV-së i ka lënë përshtypje lavdërimi që sekseri i njohur i ka bërë ambasadorit të Kosovës

Sipas Rrahim Hashimi Martin Berishaj është patriot dhe kontribues i madh i çështjes kombëtare.

Tutje Hashimi Berishajn e ka cilësuar si studentin më të mirë të 10 gjeneratave dhe ndërlidhësi më i mirë i UÇK me Vatikanin.

Avokati Gashi i ka dërguar një shenjë pëlqimi Hashimit.

Më pak i përmbajtur është treguar Sadri Ramabaja, ai ia ka dërguar një zemër.

Rrahim Hashimi ishte arrestuar në maj të vitit 2017 nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast të penal.

Hashimi ishte pronar i dhjetë (10) kompanive.

“West Investigation & Advisory L.L.C”, West Fashion Point”, “City Group”, West Health & Medical”, janë kompanitë aktive në të cilat Hashimi ka aksione, shkruan Gazeta Insajderi.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark