×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Degradohet lumi Drini në Prizren: Arrestohet pronari i kompanisë, policia ia sekuestron mjetet e punës

    Insajderi
    30 August 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 26 gusht ka arrestuar pronarin e një kompanie në Prizren, që po nxirrte rërë në bregun e lumit Drini, në fshatin Romaj të Prizrenit.

    Sipas policisë, ndaj tij ka filluar procedura penale për veprën penale “Ndotja , degradim apo shkatërrimi i mjedisit”, shkruan Insajderi.

    Me vendim të Prokurorit janë sekuestruar një kamion dhe një mjete i rëndë ngarkues, që janë përdorur për degradim të ambientit.

    “Me datë 26 Gusht 2022 policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren, ka marr informacion se një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit Drini, ne fshatin Romaj, KK Prizren. Patrullat policore kanë dalë në vend ngjarje dhe atje kanë has një kamion dhe një mjete të rëndë ngarkues. Janë informuar inspektorët kompetent, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktual dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë. Policia pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar ka marr urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen. Kundër të dyshuarit, pronar i kompanisë, është filluar proceduar penale për veprën penale “Ndotja , degradim apo shkatërrimi i mjedisit”. Për shkaqe teknike, mjetet e rënda janë ruajtur nga policia deri me datë 29.08.2022 kur edhe janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark