×
  • Lajme
  • Lajme

    Degradohet lumi Drini në Prizren, sekuestrohen mjete të rënda

    Insajderi
    30 August 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 26 gusht ka sekuestruar mjete të rënda që janë përdorur për degradim të ambientit, duke nxjerrë rërë në bregun e Lumit Drini, në fshatin Romaj të Prizrenit.

    Sipas njoftimit, është arrestuar edhe pronari i kompanisë që bënte nxjerrjen e rërës dhe ndaj tij ka filluar procedura penale.

    “Më gusht 2022 policia ka marr informacion se një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit Drini, në fshatin Romaj, KK Prizren. Patrullat policore kanë dalë në vend ngjarje dhe atje kanë hasur një kamion dhe një mjete të rënda ngarkuese. Janë informuar inspektorët kompetentë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktuale dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë. Policia, pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, ka marrë urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark