×
Insajderi

Deklarata e turpshme, Arben Gashi i del në mbrojtje zv/kryeministrit Selmanaj

Insajderi
20 November 2020 - 14:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj pas deklaratave të djeshme se është i lodhur me rrëfimet dhe dëshimitë për masakrat.

Kryetari i Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Arben Gashi ka thënë se deklarata e Selmanajt është nxjerrur jashtë kontekstit.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskreyministrit, nuk e kam parë debatin dhe aq sa mujta me lexu, mu dok e nxjerri prej konteksti”, tha Gashi në mbledhjen e këtij komisioni.

Selmanaj tha se “jemi lodhur nga këto gjëra”, teksa po fliste për rastin e Saranda Bogujevcit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është e mbijetuar e masakrës në Podujevë më 1999.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark