×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata qesharake nga pastori protestant: Martohuni sa më shumë ta pengojmë LGBTI

    Insajderi
    10 October 2017 - 01:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi të gjithë prijësit fetar të religjioneve të ndryshme në Kosovë u deklaruan në lidhje me Paradën e Krenarisë që do të mbahet të martën në Prishtinë dhanë qëndrimet e tyre kundër kësaj parade, është deklaruar edhe një pastor i Kishës Protestante.

    Bëhet fjalë për Pastorin Femi Cakolli i cili njësoj sikurse Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë kontraverse “Fjala” e lidhi orientimin seksual të njerëzve me profesionin e tyre.

    Cakolli në një postim në rrjetet sociale ka thënë se pse nuk ka në Kosovë një paradë të krenarisë të studentëve dhe kategorive të tjera sociale, duke i përzier ato me orientimin seksual.

    E për dallim prej hoxhës Fatmir Latifaj që tha se kombi shqiptar rrezikon të zhduket nga LGBTI-ja, pastori Cakolli ka bërë një thirrje qesharake.

    Deklarata qesharake e hoxhës: LGBTI rrezikon ta zhdukë kombin shqiptar

    “Kerkoj dhe bej apel qe neser e pasneser ose gjate kesaj jave te kete sa me shume lidhje mes djemve e vajzave dhe ta bejne hapur ne sheshet e Prishtines dhe secilin qytet te Kosoves. Une do te lutem per te gjithe ata dhe do t’i bekoje ne emer te Atit tone qiellor per bollek e mbaresi. Zoti siguron dhe na frymezon”, ka shkruar pastori.

    Parada e Krenarisë do të mbahet të martën në oren 11:30 deri në 12:30 në Sheshin Skenderbeu për të vazhduar në Sheshin Nëna Terezë deri tek Sheshi Zahir Pajaziti. /Insajderi.com

    https://web.facebook.com/pastorFemiCakolli/posts/894767204013750

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark