×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarohen nga PDK pas takimit për Asociacionin në Ambasadë

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalur me një komunikate për media pas pjesëmarrjes në takimin e sotëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë ku është diskutuar për Asociacionin.

    Në komunikatë, PDK-ja ka thënë se e “vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi”.

    “Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Partia Demokratike e Kosovës do të japë gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Në emër të PDK-së i pranishëm ishte Bernard Nikaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark