×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklarohet “Milloshi i ri” në Serbi: Plani franko-gjerman është akt i lartë tradhtie

    Insajderi
    25 January 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviç, i i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale serbe të prillit më 2022, e ka quajtur “akt tradhtie të lartë” nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshje me Kosovën sipas planit franko-gjerman, raporton Insajderi.

    Në mbledhjen e partisë së tij, Jovanoviç përmes një videoje në YouTuba tha se kanë miratuar pesë konkluzione.

    Së pari ai tha se politika serbe në raport me Kosovën ka kolapsuar që nga viti 2008, e dyta është se “politika frikacake dhe të padenja të këtilla” duhet të ndryshohen “radikalisht”, së treti që të refuzohet “në tërësi” plani franko-gjerman, së katërti që plani franko-gjerman e trajton Kosovën “si të barabartë” me Serbinë, ndërsa së pesti kërkojnë kthim mbprapa në politikat e “mbrojtjes rezolute” të integritetit territorial të Serbisë, me këtë duke paramenduar edhe Kosovën si pjesë të saj./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark