×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Del në shesh” ideatorja e dorëshkrimit që u publikua në faqen zyrtare të Kompanisë së Ujësjellësit

    Insajderi
    24 March 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë në mediat kosovare ka bërë bujë lajmi se në faqen zyrtare të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” është publikuar një dorëshkrim.

    Sot në po të njejten llogari në rrjetin social Facebook është publikuar një foto tjetër, sipër të cilës është dhënë një shpjegim për dorëshkrimin.

    “Të dashur konsumatorë, une Arieta Mjeku Azizi , punëtore e KRU” Prishtina” jam ideatorja e dorëshkrimit. Bëra diçka shumë shumë të vogël, por gjërat e vogla dinë që në momente të caktuara të bëhen të mëdha e ndonjëherë edhe mrekulli, jo çdoherë gjërat e mëdha janë me vlerë. Faleminderit të gjithë gazetarëve , analistëve , ekspertëve të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, komentuesve tanë, sepse pa ju ne nuk e dimë se ku po çalojmë”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark