×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Del sondazhi i ri para zgjedhjeve në Gjermani, partia e Merkelit e dyta

    Insajderi
    21 September 2021 - 15:32

    Sipas sondazhit më të ri të publikuar të martën në Gjermnai, socialdemokratët e SPD-së kanë pak më shumë përkrahje se konservatorët e kancelares Merkel. Kjo tregon për garën e ngushtë që pritet pas pak ditëve.

    Rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania Forsa për televizionin RTL treguan se SPD-ja ka rreth 25 për qind përkrahje. Kandidat i kësaj partie për kancelar është Olaf Scholz, i cili në koalicionin e Merkelit është duke shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i Financave.

    Ndërkohë përkrahja për konservatorët e aleancës CDU/CSU të Merkelit, kandidat për kancelar i të cilëve është Armin Laschet, shkoi në 22 për qind, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Sondazhi tregoi se përkrahja për partitë tjera nuk ka ndryshuar në krahasim me anketat e kaluara. Të Gjelbrit pritet t’i marrin 17 për qind të votave, Demokratët e Lirë 11 për qind, e djathta ekstreme, AfD, 11 për qind, ndërsa Partia e Majtë anti-kapitaliste 6 për qind.

    Sipas parashikimeve, SPD-ja do të sigurojë 206 ulëse në Bundestag, blloku CDU/CSU 185 ulëse, Të Gjelbrit 140, Demokratët e Lirë dhe AfD-ja nga 91, ndërsa E Majta vetëm 49 ulëse.

    Të gjitha partitë e kanë përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë në qeverisje me të djathtën ekstreme populiste, AfD.

    Ministri Scholz është shprehur i ftohtë në lidhje me mundësinë për koalicion me CDU/CSU-në, duke thënë se këto parti kanë nevojë që ta rindërtojnë veten në opozitë pas 16 vjetëve në pushtet.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark