×
  • Sport
  • Sport

    Delegohen gjyqtarët e javës së 33-të të Superligës së Kosovës

    Insajderi
    04 May 2021 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër starton xhiroja e 33’të e Superligës së Kosovës, e cila do të sjellë ndeshja mjaft interesante, dhe ndër to derbin Gjilani – Drita, shkruan Insporti.com.

    Nesër me fillim nga ora 15:00 do të ndeshet edhe pretendentja për titull, Prishtina, e cila do të jetë mysafire e Besës së Pejës, teksa Feronikeli pret Trepçën’89.

    Teksa me datë 6 do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera, Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi.

    Tashmë janë deleguar edhe gjyqatarët që do të ndajnë drejtësi në këto takime:

    Në derbin Gjilani – Drita gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi, i cili do të ndihmohet nga Fatlum Jashari, Hekuran Osmani me gjyqtarin e katërt, Valbon Hoxha.

    Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Trepçës, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, i cili do të ndihmohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj me gjyqtarin e katër Alban Shala.

    No description available.

    Në takimin Besa Prishtina gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, teksa në dy ndeshjet që zhvillohet me datë 6, drejtësi do të ndajnë Mervan Bejtullahu dhe Gramos Shala, përkatësisht Ballkani – Arbëria gjyqtar kryesor është Bejtullahu, ndërsa Drenica – Llapi gjyqtar kryesor Gramos Shala me gjyqtar të katërt Genc Nuzën. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark