×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Delegohen gjyqtarët, mungon emri i Nuzës përsëri

    Insajderi
    26 April 2021 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 31-të Superligës së Kosovës. As në këtë xhiro nuk do të jetë Genc Nuza që është gjyqtari më i mirë në vendin tonë, shkruan Insporti.com.

    Vëmendja do të jetë në Suharekë, me Ballkanin si lider i ri nikoqir kundër Llapit që është afër të sigurojë mbetjen në elitë. Drita do të kërkojë këndelljen në Brestovik të Pejës kundër Besës e cila tashmë është ç’regjistruar nga Superliga.

    Prishtina pas fitores së madhe në Gjilan ndaj Dritës, luan në “Fadil Vokrri” kundër Trepçës ’89. Gjilani e pret Drenicës, ndërkohë që Feronikeli dhe Arbëria luajnë në Drenas.

    Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së 31-të.

    Kryendeshjen mes Ballkanit dhe Llapit do ta gjykojë Besfort Kasumi, kurse ndeshja Prishtina – Trepça ’89 i është besuar Dardan Çakës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark