×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deliu: Osmani është militante e Kurtit, e ka ndërtuar karrierën nën viktimizimin se po goditej nga të gjitha anët

    Insajderi
    24 January 2021 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se Vjosa Osmani po e shantazhon Valdete Dakën. Sipas saj, tani U.D. e presidentit, është militante e Kurtit.


    Ajo thotë se Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se po goditej nga të gjitha anët.


    Postimi i saj i plotë:


    Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët.

    Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’.


    Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane.


    Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark