×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu rreth rastit “Kumanova”: Është keqinterpretuar deklarata ime, të arrestuarit nuk janë terrorist

    Insajderi
    25 November 2021 - 12:02

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka sqaruar sot në Kuvendin e Kosovës deklaratën e saj të para disa dite lidhur me cilësimin si terrorist të të arrestuarve në Maqedoni në rastin “Kumanova”.

    Deliu Kodra tha se për asnjë moment nuk i ka vlerësuar si terrorist të arrestuarit në Maqedoni në rastin Kumanova, por sipas saj qëllimisht i është shkëputur fjalia nga konteksti.

    “…Asnjë moment nuk i kam vlerësuar si terrorist të dënuarit në rastin ‘Kumanova’ në Maqedoni.  Qëllimisht dhe me dashakeqësi më është shkëputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë… E keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar për t’i nxitur e për të ndërsyer militanët tuaj”, tha më tej deputetja e PDK-së.

    Gjatë deklarimit në Kuvend, ajo duke iu referuar LVV tha se përveç nxitjes dhe përdorimit të dhunës në gjithë historinë e tyre nuk kanë ditur të bëjnë gjë.

    “Keni dështuar të qeverisni sepse nuk aftësi e dijeni dhe po mundoheni ta mbani pushtetin duke ricikluar militantë”, tha Deliu Kodra.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark