×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaku: Rasti “Drenica” u montua për të vazhduar misioni i EULEX-it në Kosovë

    Insajderi
    31 October 2018 - 21:47

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, një ndër të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, për rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës, ka thënë se rasti ka qenë i montuar.

    Sipas tij, kjo është bërë vetëm e vetëm për të vazhduar misioni i EULEX’it në Kosovë.

    Më herët, Demaku ka deklaruar se të akuzuarit në rastin “Drenica 2” janë “dënuar me dëshminë e një dëshmitari”.

    Sipas Demakut, personi që i ka akuzuar ka probleme mendore, sikur edhe familjarët e tij.

    Ai ka treguar se të akuzuar në rastin “Drenica 2” ishin dhjetë persona, të cilët janë dënuar me 40 vjet burgim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark