×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Demaku: SHBA-ja nuk po shantazhon, po i bën favor Kosovës te tema e Asociacionit

    Insajderi
    31 January 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeredakatorja e “Periskopit”, Dafina Demaku, ka thënë se SHBA-ja nuk është duke shantazhuar Kosovën, por po i bën një favor asaj sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Demaku në “Konfront” të KTV-së, ka thënë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të tejkalojë atë hidhërim se nuk është përmbushur hierarkia e marrëveshjeve të Brukselit.

    “Prej vizitës së Cholletit në Kosovë, pastaj kolumna e tij dhe e Gabriel Escobarit e publikuar në KOHË, si dhe diskutimi sot i ftuar nga Ambasada e SHBA-së, gjithë kjo më bën të kuptojë se SHBA-ja nuk po e shantazhon Kosovën. Po i bën një favor Kosovës te tema e Asociacionit. Hidhërimi pse është përmbysur hierarkia e marrëveshjes së Brukselit duhet kaluar, këtë po na tregon aleati kryesor i sigurisë SHBA-ja, po na heq gajle. Po thotë kaloni këtë hidhërim, se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, se s’do të ketë bosnjëzim të Kosovës”, ka thënë Demaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark