×
  • Sport
  • Sport

    Dembele: Ja pse i refuzova Barçën, Bayernin dhe Liverpoolin

    Insajderi
    17 May 2016 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talenti francez, Ousmane Dembele ka deklaruar se ai nuk u tundua nga ofertat e shumta të klubeve të tjera dhe se është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

    Lojtari i U21 të Francës nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me ekipin gjerman javën e kaluar duke i dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij, por pranon se ka pasur opsione të tjera pafund.

    Dembele thuhet të ketë tërhequr vëmendjen e Barceloa-s, Bayern-it dhe Liverpool-it me paraqitjet e tij të mira te Rennes gjatë këtij sezoni, por nuk kishte dyshime mbi destinacionin e tij të ardhshëm sapo Dortmund i trokiti në derë.

    “Kisha mjaft oferta, por e bëra të qartë që në fillim që isha i interesuar vetëm për Dortmund-in,” shprehet Dembele për Sport Bild.

    “Mënyra se si treguan interes më qartësoi se ata kërkonin të më transferonin me ngulm. Kam pasur shumë takime me trajnerin Tuchel. Jam i bindur se do të kem trajnerin e duhur për t’u përmirësuar më tej. Dortmund është ekipi perfekt për lojtarët e rinj, dhe e kanë treguar këtë gjë. Mezi po pres të luaj ndeshjen time të parë përpara tifozëve vendas”,përfundoi ai.

    Dembele është me origjinë senegaleze, por përfaqëson skuadrën kombëtare të Francës. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark