×
  • Sport
  • Sport

    Dëme të mëdha materiale – vërshimet shkatërrojnë sallën “Omni Sport” në Mitrovicë

    Insajderi
    19 January 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vërshimet po shkaktojnë dëme të mëdha në qytetin e Mitrovicës. Ndër të tjera është dëmtuar edhe infrastruktura sportive. Salla e qendrës sportive Omni Sport është mbuluar nga uji të enjten.

    Madje niveli i ujit është aq i lartë sa që ka arritur deri te hyrja e kompleksit.

    Salla shfrytëzohet nga qindra sportistë të sporteve të ndryshme. Ky kompleks është ndërtuar vite më parë, ndërsa ndodhet pranë lumit Ibër.

    Dëmet materiale në Omni Sport vlerësohet se janë shumë të mëdha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark