×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet një pjesë e Urës së Gurit në Vushtrri

    Insajderi
    18 February 2017 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se Ura e Gurit e cila është ndërtuar në kohën e Perandorisë Romakë, i janë rrëzuar 36 blloqe gurësh.

    Sipas deklaratës lëshuar për media nga Komuna e Vushtrrisë, blloqet e gurëve janë rrëzuar sot në orën tre pas mesnate.

    “Mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, nga pjesa e epërme anësore e urës, për të cilën historia thotë se është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake, së bashku me bazën janë rrëzuar 36 blloqe të gurëve”,shkruan në njoftimin e komunës.

    Në vendin e ngjarjes sipas komunës, kanë dalë policia për të bërë hetimet rreth rrëzimit të blloqeve të “Urës së Vjetër të  Gurit”, ndërsa janë njoftuar edhe institucionet lokale dhe qendrore.

    Për rrëzimin e këtyre blloqeve, Komunën e Vushtrrisë e kanë njoftuar pronarët e restorantit “Ura e Vjetër e Gurit”.

    Ura e vjetër e Gurit, është nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës, si objekt i lashtë i trashëgimisë kulturore, e cila konsiderohet se është ndërtuar në shekullin e XIV. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark