×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet projekt-plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas

    Insajderi
    25 November 2016 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se persona të paidentifikuar deri më tani, kanë dëmtuar projekt-planin e fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimi i së cilës filloi të enjten.

    Përmes një komunikatë për media, AKR thotë se nuk dëshiron që të paragjykojë nëse rasti është i motivuar politikisht për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në këtë komunë më 4 dhjetor.

    “Duke dashur ta ruajmë klimën e qetë dhe demokratike të garës për kreun e Drenasit dhe duke pritur rezultatet e hetimit policor, nuk duam qe paraprakisht rasti te paragjykohet dhe te cilësohet i motivuar politikisht”, thuhet në komunikatë.

    projekt-plani-2

    Gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit për fabrikën mori pjesë edhe Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, si dhe kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme.

    “Askush nuk mund të ndalë zhvillimin Drenasit dhe Drenicës. Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush. Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim”, thuhet në komunikatë.

    “AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark