Dëmtohet sërish gypi i ujësjellësit – Pallati i Drejtësisë mbetet pa ujë   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet sërish gypi i ujësjellësit – Pallati i Drejtësisë mbetet pa ujë  

    Insajderi
    10 July 2019 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar ndaj dëmtimit të sërishëm të gypit të ujësjellësit nga investitorët privatë.

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se neglizhenca e investitorit privat dhe Inpekcionit të Komunës së Prishtinës lë sërish konsumatorët e tre zonave pa ujë të pijshëm.

    “Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e saj, duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm”.

    Sipas kompanisë, ekipet e saj e kishin sanuar gypin e dëmtuar nga ndërtuesit privat me datë 4 korrik, por mbrëmë është shkaktuar defekt edhe më i madh dhe tani pa ujë është edhe Pallati i Drejtësisë.

    “Pas neglizhencës së Investitorit dhe Inspekcionit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbrëmë ka ardhë deri te kolapsi i terenit dhe është shkaktuar defekt edhe më i madh, ashtu siç i kemi paralajmëruar më herët, dhe përveç zonave të lartëcekura sot pa ujë është edhe vet Pallati i Drejtësisë, në tërësi” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark