×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dënohen pesë persona për organizim të skemave piramidale

    Insajderi
    17 September 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar 5 persona pasi ka gjetur fajtor se kanë kryer veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhos të paligjshëm.

    Të dënuarit janë Hil Kaçinari, Pater Berisha, Shpejtim Kastrati, Kadri Krasniqi dhe Safet Kyçyku, ndaj të cilëve gjykata ka shqiptuar masën e dënimeve me nga gjashtë muaj burgim. Ky dënim sipas gjykatës u është zëvendësuar me gjobë.

    Në njoftimin e gjykatës thuhet se të dënuarit bashku me Tunë Kçirën akuzohen për për veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    Detaje nga aktakuza:

    Me datë 21 prill 2020, në orët e mbrëmjes, në Prizren, në katin e dytë të një lokali, 5 (pesë) të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga hetuesit Policor, të akuzuarit në katin e dytë kanë marrë pjesë në lojën bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar ti fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët Policor është arritur të sigurohen provat siç janë: karta – letra (52 letra ngjyrë të kuqe; 96 letra ngjyrë të kuqe;

    dhe 54 pako me letra bixhozi të pahapura), me të cilat kanë luajtur të pandehurit; një pako metalike ngjyrë hiri me në të cilin gjendeshin figura të lojërave me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet poker; një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të akuzuarit kanë mbajtur evidencën e parave të fituara, respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre, janë bastisur para kesh: nga i akuzuari

    P.B., 2,611.35 euro, i akuzuari H.K., 3,190.00 euro, i akuzuari T.K., 450,00 euro, S.K., 245,70 euro, i akuzuari K.K. 108,00 euro dhe i akuzuari Sh.K., 827,00 euro, të cilat para janë përdorur për lojën e bixhozit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark