×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet krijuesi i lojës “Balena Blue”

    Insajderi
    20 July 2017 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krijuesi i lojës vdekjeprurëse “Balena e kaltër” është dënuar me tri vite burgim, pasi kishte pranuar fajin se kishte nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

    Philipp Budeikin 22-vjeçar i njohur me nofkën “Philipp Lis (dhelpra), ishte arrestuar gjatë vitit të kaluar, kurse gjykata e akuzonte se ishte administratori kryesor i lojës morbide, që  nxiste të rinjtë të kryejnë misione të rrezikshme që në fund rezultonin me vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

    Ai dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë, dhe cilësohej si truri i lojës që ishte shpërndarë në masë të madhe.

    Budeikin ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark