×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij nga Ferizaj

    Insajderi
    26 October 2020 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata në Ferizaj e ka dënuar të akuzuarin Trimor Lalinovci me burgim të përjetshëm. Trimor Lalinovci është gjetur fajtor për një vrasje të kryer në dhjetor të vitit 2019.

    Kishin gjashtë muaj që e njihnin njëri-tjetrin. Por, një pazar i bërë në mes të Shkodran Bytyqit dhe Trimor Lalinovcit përfundoi në një vrasje që cilësohet si njëra ndër më të rëndat në Kosovë. Trimori dyshohet se e vrau, pastaj e dogji kufomën e Shkodranit në mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Gati një vit më vonë, Gjykata i shqipton Burgim të përjetshëm autorit të këtij krimi, Trimor Lalinovcit nga Ferizaj.

    Gjykata ka gjetur se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.

    Në momentin kur kryetari i trupit gjykues i ka shqiptuar dënimin, salla ka shpërthyer në duartrokitje.

     “Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale. Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar Gjyqtari i këtij rasti.

    Takimi i fundit me familjen për Shkodran Bytyqin kishte qenë më 7 dhjetor. E gjithë familja Bytyqi ishin mbledhur në mbrëmje për ta kremtuar ditëlindjen e vëllait të vetëm të Shkodranit, raporton Express.

    Atë natë, Shkodrani, gjatë qëndrimit me familjen, nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim se po e mundonte ndonjë gjë, ose se kishte pasur probleme me dikë. Por, një fat i tmerrshëm e priti atë një ditë më vonë më 8 dhjetor, kur dyshohet se u vra nga Trimor Lalinovci në bashkëpunim me vëllain e këtij të fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark