×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dënoi sulmet ndaj civilëve, presidenti Izraelit i përgjigjet Angelina Jolie

    Insajderi
    07 November 2023 - 19:30

    Në një intervistë ekskluzive me Piers Morgan, Presidenti izraelit Isaac Herzog rrëfeu tmerrin e sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit, kërcënimet ndaj hebrenjve në mbarë botën dhe kundërsulmin e pamëshirshëm të Izraelit pas “mizorisë më të keqe që ka pësuar ndonjëherë nje komb”

    Ai foli edhe personalisht për Angelina Jolie e cila së fundi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë në luftë e vazhdueshme në Gaza. Aktorja e njohur, e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës duke bombarduar qëllimisht një popullsi të bllokuar pa pasur mundësi që të shpëtojë.

    I kundërshtoj plotësisht akuzat e saj. Unë mendoj se ajo nuk ka qenë kurrë në Gaza…. për të vizituar dhe parë ngjarjet në terren. Në Gaza tani ka një luftë, por nuk ka krizë humanitare që nuk i lejon njerëzit të mbijetojnë. Angelina Jolie nuk i ofron popullit izraelit asnjë mundësi për të mbrojtur veten duke thënë atë që thotë.

    Dhe Gaza është një burg jo për shkak të Izraelit. Izraeli u tërhoq nga Gaza. Gaza është një bazë iraniane plot me terroristë. Ndoshta rezultati i kësaj lufte do t’i lejojë njerëzit e Gazës që meritojnë një jetë të mirë të denjë, ta gëzojnë atë nën një regjim tjetër që do të lejojë lëvizjen drejt paqes. Do të më thoni sigurisht që nuk është faji i qytetarëve. Mirë, nëse civilët nuk janë fajtorë, atëherë ju lutemi lejoni Izraelin t’i çrrënjosë këta terroristë“./abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark