×
  • Lajme
  • Lajme

    “Denoncimi” i Ganimete Musliut: Shtet pa qeveri

    Insajderi
    19 July 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në seancë.

    Mirëpo, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një foto ku shihet e zbrazët pjesa ku ulen anëtarët e kabinetit qeveritar.

    “Shtet pa qeveri”, ka shkruar Musliu.

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

    Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ata e kanë shqyrtuar ligjin që është për këtë institucion, raportimin vjetor të këtij bordi si dhe performancën që ata kanë treguar, ku pas këtyre kanë dalë me rekomandimin për shkarkim.

    Kundër këtij rekomandimi kanë dalë PDK-ja dhe LDK-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark