×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dentisti i njohur kosovar akuzohet për ngacmim seksual, Prokuroria: Nuk ekziston dyshimi se i dyshuari e ka kryer këtë vepër

    Insajderi
    24 November 2021 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka njoftuar se Prokurori i Shtetit e ka hedh poshtë kallëzimin penal ndaj dentistit Fehim Halitit, ku akuzohej për ngacmim seksual.

    “Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Themelores.

     “Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal”.

    Ky institucion në maj të këtij viti e ka pranuar një kallëzim penal kundër Haliti, ku akuzohej për ​veprat penale: Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, mosdhënia e ndihmës mjekësore dhe ngacmimi seksual.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark