×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputetët anti Kodit Civil nisin edhe një betejë kundër Qeverisë, shkak nje veprim i Hajrulla Çekut

    Insajderi
    22 December 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e njohur për deklaratat kundër komunitetit LGBTQ+, ka reaguar për blerjen e veprës – fotografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministria e Kulturës.

    Ajo përrmes një postimi në “Facebook” ka pyetur se ku është arti në atë fotografi.

    Duke e quajtur përzgjedhjen e Ministrisë si të pa logjikëshme.

    “Epo hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro! Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu???? Për mua personalisht, pa logjikë”, ka shkruar ajo.

    Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, e kishte quajtur absurde. Deputetin e ka alarmuar “rëndësia” që ai beson se po u jepet komuntetit LGBTQ+.

    “Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë. Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero”, ka shkruar Agusholli.

    Ministria e Kulturës ka blerë për fondin e shtetit një vepër arti që flet pikërisht për dashurinë e mohuar të këtij komuniteti. Vepra “Shën Valentini” është blerë për 10 mijë euro. 

    “Përzgjedhja e veprave për krijimin e fondit të institucioneve publike të Kosoves ishte një proces i veshtirë dhe kompleks”, thuhej në vlerësimin e jurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark