×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së kërkon largimin e Mogherinit dhe Hahnit nga dialogu

    Insajderi
    18 December 2018 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akuzat ndaj Federica Mogherinit dhe Johanes Hahn pas zhvillimeve të fundit po vazhdojnë.

    Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj në një postim në facebook ka thënë se Mogherini dhe Hahn nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.

    Ai ka shkruar se pa përfshirjen e Amerikës, dialogu nuk mund të ketë sukses.

    “Në reagimin tim të djeshëm pas takimit të KM Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme të BE-se, Mogerini, jam përmbajtur të mos them krejt çka mendoj, por sot s’kam qare pa e thënë! Mogerini dhe Hahn, nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj ata edhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog! Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ky dialog nuk mund të ketë sukses!”, ka shkruar Nitaj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark