×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së kërkon që Elez Blakaj të ekstradohet nga SHBA në Kosovë

    Insajderi
    03 October 2018 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë thirrje që të ekstradohet në Kosovë, ish-prokurori Elez Blakaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rastit të veteranëve të rrejshëm, përkundër se kundër tij nuk rëndon ndonjë vendim gjykate apo hetim i hapur.

    “Çdo shtet normal do ta kërkonte ekstradimin e atij prokurori. Për shkak se nuk e ka dërguar lëndën në gjykatë. Ka ikur dhe më pak i ka publikuar listat duke shkelur të drejtat e këtyre individëve”, ka thënë Isufi në “Interaktiv”.

    Isufi ka thënë se Blakaj ka mundur të kërkonte mbrojtje nëse ishte i kërcënuar.

    Duke folur për arrestimin e deputetit Demaliaj, Isufi ka thënë se ishte deklaratë emocionale.

    Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka treguar për tre gabime që sipas tij janë bërë gjatë përpilimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

    Duke folur për rastin e veteranëve të rrejshëm dhe publikimit të listave me emrat e tyre, Isufi ka thënë se gabimi i parë është bërë me hartimin e ligjit. Ai ka sqaruar se ligji është dashur të ketë vetëm kategorinë “veteranët luftëtarë”.

    “Ne kemi reaguar edhe atëherë kur është aprovuar ligji sepse këtu është problemi sepse atëherë ka mundur të ketë ndërhyrje. Me ligj thuhet se duhet të jetë vetëm ajo e veteranëve luftëtarë. Jo që të ketë katër kategori brenda një ligji dhe brenda atij ligji të ketë kategori të pakënaqur. Këtu ka ndodhur gabimi i parë”, ka thënë Isufi.

    “I dyti është që nuk janë vërtetuar me listat e mëhershme që kanë mundur të ekzistojnë, qoftë atëherë kur është bërë transformimi i UÇK-së në TMK, qoftë në listat e IOM-it. Po lejohet mundësia që secili të jap shifër krye në vete. Sylejman Selimi ka qenë komandant i përgjithshëm dhe të garantoj se kurrë nuk është marrë me lista. Ai ka qenë i autorizuar si komandant i shtabit të përgjithshëm, d.m.th anën organizative ushtarake”, ka sqaruar ai.

    “I treti gabim që shkakton krejt këtë tollovi është i prokurorit që merr detyrën, i ofrohet hapësira në qeverinë e Kosovës, e çon deri në fund procedurën dhe në fund jep dorëheqje duke falënderuar të tjerët që për çështje profesionale shkon në Amerikë. Kur shkon atje akuzon për kërcënime dhe shantazhe që kanë mundur t’i bëhen”, ka thënë veç tjerash Isufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark