Deputeti i LDK-së thotë se Isa Mustafa nuk mund ta rrisë më partinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së thotë se Isa Mustafa nuk mund ta rrisë më partinë

    Insajderi
    10 July 2019 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e LDK-së, Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli, ishin sot në emisionin Debat Plus, ku shpalosën detaje rreth partisë së tyre.

    Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se në LDK duhet të ketë ndryshime në udhëheqjen e LDK-së.

    “Isa Mustafa nuk duhet të jetë një person që duhet ta hedhim. Po mundohet të flitet vetëm në anën e zezë të tij edhe nga mediet e caktuara, por mendoj se ai ka luajtur një rol në LDK. Ai e ka stabilizuar LDK-në pas një tronditje që ndodhi pas humbjes së liderit. E ka stabilizuar partinë në aspektin e qyteteve të fituara dhe numrit të përgjithshëm të votave”, ka thënë ai.

    Haxhi Avdyli është shprehur se Isa Mustafa ka të drejtë të kandidojë për një mandatë tjetër, por sipas tij ai më shumë se kaq nuk mund ta rrit partinë.

    “Nuk e di a i fiton Isa Mustafa zgjedhjet në LDK, por e di që partinë nuk mund ta rritë më shumë se që është. Por mendoj se askush nuk mund të thotë se Isa Mustafa nuk ka të drejtë të kandidojë për të parin e LDK-së”, është deklaruar deputeti.

    Avdyli ka thënë se kërkesa e tij si deputetët është që gara për të parin e LDK-së të jetë fer dhe me votë në kuti e jo me aklamacion.

    “Neni kryesor për zgjedhjet në LDK thotë se kryetari zgjidhet me votë të fshehtë, por një nen paraprak thotë se aprovimi i kandidaturave bëhet me 50+1 % të votave të delegatëve”.

    Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Prizren thotë se kuota e 50+1% dyshon se është vënë për të penguar kandidatët e caktuar./ Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark