×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputeti i PDK’së paralajmëron zgjedhje pas pesë muajsh dhe largim të deputetëve nga Grupi i VV-së

    Insajderi
    28 May 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar (PDK) se brenda pesë muajve vendi do të shkojë në zgjedhje, kjo sipas tyre për shkak të dështimit të kësaj Qeveri  për të siguruar shumicën në Kuvend dhe dështimeve të tjera.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu në një prononcim për Ekonomia Online. Sipas tij, ka mosmarrëveshje të thella brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Haxhiu po ashtu ka paralajmëruar se në bazë të zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kuvend, pritet që të ketë edhe largime të tjera nga VV-ja.

    “Duket që ka mos marrëveshje të thella brenda grupit parlamentar të VV-së. I keni parë edhe me rastin e votimit të disa ligjeve që kryetarja e grupit parlamentar vraponte për t’i lutur deputet për t’i votuar ligjet të cilat i ka sjell Qeveria. Ka një mos marrëveshje të grupit të interesit përbrenda vetë grupit parlamentar të VV-së. Tani më i kemi disa largime nga grupi, prite që të ketë edhe largime të tjera, bazë zhvillimeve të cilat po janë për brenda Kuvendit”, tha ai.

    Ai tha se kjo parti i ka shkelur të gjitha premtimet e saja, duke shtuar se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet ta udhëheq vendin.

    “Një Qeveri e cila ka ardhur në pushtet me premisën për ndryshim, më një lloj shprese të cilën u mundoheshin ta proklamonin duket që nuk i ka votat as për të kaluar ligjet substanciale, elementare që nevojitet një votim i thjeshtë, 61 deputet në seancë. Ka problem që të siguroj, situata të tillë duke i shkelur të gjitha premtimet që i kanë dhënë para se të vinin në pushtet. Unë kam thënë para se të vinin në pushtet se kjo Qeveri as nuk ka legjitimitet të qëndroj në pushtet sepse të gjitha premtimet e saja i ka shkelur”, tha ai për EO.

    Ai theksoi se për shkak të dështimit të kësaj Qeveri për të siguruar shumicën në Kuvend, por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre, brenda pesë muajve do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

    “Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj bazë zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendi që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkoj në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie  për të siguruar shumicën në Kuvend por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, tha ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark