×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoi edhe kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova

    Insajderi
    21 October 2020 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur Avdullah Hotin, kryeministrin me të dobët që ka pasur Kosova deri sot.

    Sipas Bajqinovcit, aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e këtë e dëshmoi edhe vet Hoti gjatë ditës së sotme.

    “Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot. Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezē dhe 16 kilogram kafe”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

    Sot kryeministri Hoti në një konferencë për me dia, tha se aksioni në Karaçevë ishte i suksesshëm, pasi e bënë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri deri me tani.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark