×
  • Lajme
  • Insajderi

    Premton mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në BE, deputeti portugez: Kemi lidhje emocionale me Kosovën

    Insajderi
    17 October 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto, ka thënë se shteti portugez do ta përkrah Kosovën sa i përket liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Madje, Pinto ka nënvizuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, duke shtuar se Portugalia ka një lidhje emocionale me Kosovën, për shkak të forcave portugeze që gjenden në Kosovë.

    Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë. Ne do ta mbështesim Kosovën, ngase kemi një lidhje emocionale me juve, numër i madh i forcave të Portugalisë janë prezentë në Kosovë. Do të ju mbështesim për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”, ka thënë Sergio Sousa Pinto në konferencën e sotme për medie, pas takimit me deputetët kosovarë, që janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme.

    Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kanë kërkuar nga Portugalia edhe përkrahje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Sot biseduam për marrëdhëniet bilaterale për prioritet e Kosovës në politikën e jashtme që janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në NATO. Kërkuam që Portugalia të na përkrahë në këtë rrugëtim. Duke qenë se Portugalia ka marrëdhënie me shumë shtete të botës kërkuam përkrahje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga këto shtete”, ka thënë Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark