×
Insajderi / Ballina 5

Deputetja e Kosovës që lindi në QKUK tregon si u infektua djali i saj nga papastërtia, zbulon gjendjen e mjerueshme brenda Gjinekologjisë

Insajderi
01 November 2022 - 11:44

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Marigona Geci ka lindur në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ajo ka sjell në jetë një djalë me emrin Nil, i cili është infektuar pas lindjes në spital.

Për rastin ka folur vetë deputetja, e cila ka treguar për gjendjen e mjerueshme brenda repartit ku vijnë foshnjat në jetë.

“Më 27 tetor e kam lind një bebe të shëndetshme, mirëpo gjatë qëndrimit për 24 orë aty ka marrë një infeksion”.

Ajo thotë se Gjinekologji nuk funksionin asgjë.

“Në repartin e Gjinekologjisë nuk funksionin asgjë, ka papastërti të madhe, dhe për këtë arsye besoj edhe foshnja ime është infektuar. Kam ardh në Gjinekologji, e kam lind djalin, dhe kam vazhduar për 24 orë me qëndrim këtu. Sa i përket situatës, papastërtisë, dhe gjendjes së përgjithshme në spital është minimum, zero”.

Geci thotë se ka pranuar të shkojë në Gjinekologji për shkak të premtimit elektoral, se “në rast nevoje, unë do të ju drejtohem spitaleve publike”.

E njëjta vazhdon të tregojë për situatën aspak të mirë brenda spitalit të Gjinekologjisë.

“Në një shtrat janë nga dy lehona, nuk ka vend për pranimin e lehonave të tjera. Mungojnë të gjitha gjërat elementare, duke përfshi edhe letrat higjenike, duke përfshi edhe ujin e ngrohtë”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës tregon se si është gjendja e djalit të saj për momentin.

“Për momentin unë jam në repartin e Neonatologjisë, ku trajtohen fëmijët e porsalindur. Tani fëmija im është në intensivë. Rasti i djalit tim nuk është marrë seriozisht fillimisht, për shkak të rasteve tjera më të rënda. Unë analizat për djalin i bëra në privat, dhe e kuptova se djali është pozitiv me virus. Kam kërkuar që djali me u trajtu më shpejt, por gjithmonë procedurat janë shumë të ngadalta. Rasti i djalit tim tani për tani nuk është për tu shqetësuar, shpresoj të bëhet mirë, dhe të dalë sa më shpejt”, vazhdoi ajo rrëfimin për ATV, transmeton Gazeta Insajderi.

Geci ka thënë se ajo mund ta trajtojë djalin edhe diku tjetër, por ka vendosur ta trajtojë aty ku gjenden edhe plot nëna të tjera kosovare, dhe të cilat ballafaqohen çdo ditë me këto probleme, dhe me munges e gjerave elementare për trajtimin e foshnjave të tyre.

Për situatën, ka reaguar mbrëmë edhe babi i Marigonës, Ganiu.

Ai thotë se nipi i tij pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.

Përmes një postimi në Facebook, Geci sjell edhe një video për të dëshmuar gjendjen e mjerueshme që gjendet ky repart në QKUK.

Ai i bën thirrje Ministrit të Shëndetësisë që ta sheh gjendjen faktike brenda repartit.

Lexo edhe:

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark