×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Deputetja e LDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen, gjendjen e tensionuar e shkaktoi Kurti

    Insajderi
    20 April 2023 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se situata e tensionuar në veri është shkaktuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

    Bunjaku tha se kjo ndodhur për shkak të moskoordinimit me aleatët ndërkombëtar.

    Ajo tha se zgjedhjet e se dielës duhet të mbahen, pasi sipas saj ,Kosova është shtet sovrane dhe duhet që ta shtrijë sovranitetin e saj në çdo pjesë të territorit.

    Bunjaku u bëri thirrje që të gjithë qytetarët me të drejt vote të marrin pjesë në këto zgjedhje.

    “Realisht këto zgjedhje i ka shkaktuar vetë qeveria e Kosovës, sepse nuk është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe normalisht se zgjedhjet duhet që të mbahen, jemi Republikë, shtet sovranë dhe duhet ta shtrijmë sovranitetin tonë në gjithë territorin e Kosovës edhe ajo pjesë është Kosovë në këtë rast përgjegjësia është e qeverisë”.

    “Unë mendoj që zgjedhjet duhet që të mbahen dhe i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje, sepse kjo kauzë e krijuar tani nga kjo Qeveri pa bashkëpunim me aleatët tan e ka dëmtuar Kosovën”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark