×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja e PDK-së Donika Gërvallës: Llej llafet

    Insajderi
    04 May 2021 - 20:32

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha ka shkruar se Gërvalla duhet të merr guximin dhe ta vendos flamurin e Kosovës, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Zonja kryediplomate a e ka shfletu ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës.  Si përfaqësuese e shtetit nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shenjues i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Hoxha.

    Tutje Hoxha ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet t’i lë llafet dhe të punojë.

    “Merr guxim ministre – vendose flamurin e Kosovës. Shumë punë ju pret duke nisë nga respektimi i simboleve të shtetit e tutje. Leni llafet…”, ka përfunduar Hoxha. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark