×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja e PDK-së kalon në Vetëvendosje

    Insajderi
    04 April 2021 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adelina Grainca e cila është zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në media është raportuar se kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e ka marrë me vete në seancë deputeten më të re në moshë, e cila nga tash do të jetë në Grupin Parlamentar të LVV-së.

    “Vota e 82-të është ajo e Adelina Graincës, është parë në Kuvend”, ka thënë gazetari i rtv Dukagjinit përcjell Insajderi.

    Ajo po ashtu ka marrë pjesë edhe në votimin për Presidentin.

    Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka pasur raportime se Kurti, ka kontaktuar xhaxhain e saj për të siguruar votën e mbesës së tij, që Osmani të bëhet presidente.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me xhaxhain e deputetes Grainca, Lulzim Grainca.

    Ai në një prononcim të shkurtër për Insajderin, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë telefonatë nga Kurti në lidhje me këtë. Derisa ka bërë me dije se as familjarët e tjerë nuk kanë pranuar një telefonatë të tillë.

    “Jo nuk më ka telefonuar. Nuk kam pas kontakt me Albin Kurtin, as unë dhe askush nga familja”, u shpreh ai.

    Teksa vetëm para pak çastesh deputetja e PDK-së është parë përkrahë Kurtit në sallën e Kuvendit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark