×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i Londrës Veriore ndahet në “paqe”

    Insajderi
    05 March 2016 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali e nisi shumë mirë ndeshjen dhe arriti të shënojë me anë të Ramseyt në minutën e 39’ të takimit. Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë e mysafirëve 0-1.

    Në pjesën e dytë takimi mori një ritëm shumë herë më të shpejtë pasi mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak.

    Pas këtij kartoni Tottenham u rikthye furishëm duke shënuar 2 herë brenda 2 minutave me Alderwiereld dhe sulmuesin e rrezikshëm Harry Kane i cili shënoi supergol në minutën e 62-të.

    Por, skuadra e Wenger nuk u dorëzua edhe pse me një futbollit më pak arriti të barazoj shifrat me golin e Alexis Sanchez në minutën e 76-të, të ndeshjes.

    Me këtë barazim të dyja skuadrat mbesin në pozitat e mëparshme, Tottenhami në të dytin, Arsenali në të tretin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark