×
  • Sport
  • Sport

    Derbi shqiptarësh në Evropa Ligë – këto janë 14 ndeshjet e ditës së sotme

    Insajderi
    21 October 2021 - 16:32

    Sot do të luhen 14 ndeshje të fazës së grupeve në Europa Ligë të ndara në dy fasha oraresh, në orën 18:45 dhe 21:00.

    Në orën 18:45, sfida më e rëndësishme është ajo mes Lacios dhe Marsejës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës. Bardhekaltërit e Sarrit synojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit të fazës pasardhëse.

    Takimet e tjera do të jenë, Betis-Leverkuzen, Fenerbahçe-Antuerp, Ludogorets-Braga, Midytland-Crvena Zvezda, Rapid Vienë-Dinamo Zagreb.

    Në orën 21:00 takimi më i rëndësishëm do të jetë Napoli-Legia, ku do të ketë një derbi shqiptarësh ku Amir Rrahmani do të përballet ndaj Ernest Muçit dhe Lirim Kastratit.

    Ndeshjet e tjera do të jenë, Frankfurt-Olimpiacos, Lokomotiv Moskës-Galatasaray, PSV-Monako, Rejnxhërs-Brondbi, Sparta Praga-Lyon, Sturm Graz-Real Sociedad, West Ham-Genk.

    SFIDAT E DITËS SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË EUROPA LIGËS –

    BETIS – LEVERKUZEN | 18:45

    FENERBAHÇE – ANTWERP | 18:45

    LACIO – MARSEILLE | 18:45

    LUDOGORETS – BRAGA | 18:45

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark