×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Dërgoi dokument zyrtar nga posta private”, ministrja jep dorëheqje

    Insajderi
    19 October 2022 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar sot ka dhënë dorëheqje.

    Suella Braverman oas dorëheqjes tha se se ajo duhej të largohej pasi kishte thyer rregullat e qeverisë, por gjithashtu e shqetësuar për drejtimin e qeverisë së kryeministres Liz Truss.

    “Kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë; jap dorëheqjen,” tha Braverman në letrën e saj drejtuar Liz Truss, e cila u postua në Twitter.

    Ajo u largua pasi i ka dërguar një dokument zyrtar nga emaili privat kolegut të saj parlamentar.

    Ajo tha se i kishte dërguar një dokument zyrtar nga adresa e saj private e-mail një kolegu parlamentar, duke shtuar se ishte një “shkelje teknike” dhe prandaj “është e drejtë që unë të shkoj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark